LAJMI I FUNDIT:

U shënua Dita ndërkombëtare e pëshpëritësve

U shënua Dita ndërkombëtare e pëshpëritësve

Në Maqedoni u shënua Ditë ndërkomëbtare e pëshpëritësve. Organizator i aktivitetit ishte Koalicioni për mbrojtje të pëshpëritësve në Evropën Juglindore dhe Qendra për hulumtime gazetareske SCOOP, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë aktivitet ishte e ftuar edhe Katica Janeva nga PSP-ja. Ajo theksoi se Ligji për mbrojtje të pëshpëritësve është shumë i rëndësishëm për punën e tyre dhe shtoi se duhet të zbatohet në mënyrë të drejtë.


Në takim u tha se policia dhe mediat nuk mund të jenë gjithandej, prandaj është i rëndëisishëm roli i të ashtuquajturve pëshpëritës. Sllagjana Taseva nga Transparenca Maqedoni shtoi se në Maqedoni kemi një nga ligjet më të mira për mbrojtje të pëshpëritësve, por mungojnë institucione për zbatimin e tij.

Përndryshe, ky ligj hyri në fuqi më 8 mars të vitit të kaluar./Telegrafi/