LAJMI I FUNDIT:

Bëri fotografi me turisten amerikane, pas 45 minutash ai ishte i vdekur (Foto)

Bëri fotografi me turisten amerikane, pas 45 minutash ai ishte i vdekur (Foto)

Polici hero Keith Palmer kishte pozuar për turistët vetëm 45 minuta para se ai u godit me thikë brutalisht për vdekje nga një terrorist, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Palmer, një anëtar i Skuadrës së Mbrojtjes Parlamentare dhe Diplomatike, u vra pasi ai u përpoq për të ndaluar terroristin Khalid Masood gjatë sulmit në Westminster, pasditen e së mërkurës.


Masood, i cili ishte i armatosur me dy thika, plagosi rreth 40 njerëz pasi ai lëvizi me shpejtësi përgjatë një kalimi këmbësorësh me një makinë, para se të përplasej për kangjellat përpara parlamentit britanik në Londër.

Duke shpërthyer nëpër portën në Pallatin e Westminster, ai theri me thikë policin Palmer para se të qëllohej për vdekje nga oficerët e armatosur, përcjell Telegrafi.

Dhe ka qenë turistja amerikane, Staci Martin, ajo që kishte takuar punonjësin e policisë vetëm disa minuta para se ai të vritej nga Masood.

Ajo u ka thënë medieve të huaja: “Kjo është hera ime e parë në Londër. Unë e shoh kapelën e tij dhe kërkoi nga ai të bëj një foto me të”.

“Unë eci deri tek ai dhe i them: “A ka mundësi të bëjmë një foto bashkë?”. Ai ma kthen duke më thënë se “nuk ka problem”, ai ishte shumë i mirë.

Kryeministrja britanike, Theresa May, dje ka udhëhequr homazhet për 48-vjeçarin, i cili pësoi tri plagë nga thika në kokën e tij, krahun e tij dhe një në brinjët e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori