LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Kanadezët, të interesuar të investojnë gjysmë miliardi euro

Bajrami: Kanadezët, të interesuar të investojnë gjysmë miliardi euro

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se disa kompani kanadeze janë të interesuara që t’i investojnë deri në gjysmë miliardi euro në Kosovë. Këto komente e para e Tregtisë dhe Industrisë në vend i ka bërë gjatë një debati të enjten, të organizuar nga lëvizja “Fol”.

“Kemi kompani kanadeze që janë shprehur të gatshme të investojnë deri në gjysmë miliardi euro në Kosovë dhe kërkojnë të marrin statusin e investitorit strategjik. Ne ua kemi shpjeguar mënyrën e marrjes së statusit të investitorit strategjik dhe ua kemi thënë që në momentin kur ju jeni gati, atëherë do të fillojmë me rishqyrtimin e aplikacionit, për shkak se ligji ka kritere shumë të forta, përpos minimumeve ai kërkon që nga data e marrjes së statusit të investitorit strategjik të ketë vetëm gjashtë muaj për fillimin e investimit. Me një fjalë, investitori duhet të jetë i gatshëm edhe nga aspekti financiar”, tha ministrja Bajrami.

Ajo ka bërë të ditur se edhe sa i përket klimës së biznesit ka pasur përmirësime, progres i cili vërehet edhe në raportin e Bankës Botërore.


Ministrja Bajrami ka thënë se institucioni që ajo e drejton ka ndarë edhe grante për bizneset, me qëllim të rritjes së punësimit dhe të eksportit.

“Në vitin 2015 ne i kemi dhënë disa grante. Ky ka qenë një projekt me Bashkësinë Evropiane, me ç’rast 36 ndërmarrje kanë përfituar grante të tilla. Që të gjitha prej tyre sot kanë të punësuar, domethënë kanë rritur numrin e punëtorëve. Një pjesë e mirë e tyre ka filluar eksportin dhe janë treguar si grante shumë të suksesshme. E kemi ndarë buxhetin për vitin 2017 dhe shumë shpejt do ta rifillojmë. Po ashtu kemi 150 studentë, të cilët po e kryejnë praktikën nëpër biznese të ndryshme në bashkëpunim me ne”, shtoi ajo.

Po ashtu, sipas saj, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka licencuar edhe zonat ekonomike në Kosovë.

“Deri më tani kemi licencuar tetë zona ekonomike. E kemi Zonën Ekonomike në Drenas dhe Drenasin e Ri, në të cilën janë diku 70 hektarë. I kemi të licencuara dy zona ekonomike në Suharekë prej 160 hektarësh dhe ne tash vetëm do të ndajmë buxhet për investim. Kemi një park industrial në Lipjan. Kemi licencuar një zonë industriale në Viti, e kemi përfunduar investimin në zonën industriale në Shtime. Kemi investuar 200 mijë euro në zonën industriale në Mitrovicë”, tha Bajrami.

Ajo gjithashtu foli edhe për standardizimin, ku siç tha ajo është duke u provuar që standardet të merren drejtpërdrejt nga Bashkësia Evropiane. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori