LAJMI I FUNDIT:

Talibanët marrin nën kontroll një qark të rëndësishëm në Helmand

Talibanët marrin nën kontroll një qark të rëndësishëm në Helmand

Luftëtarët talibanë kanë marrë nën kontroll një qark strategjik në qendër të Sangin në provincën Helmand, pasi forcat qeveritare u tërhoqën nga kjo zonë.

Forcat qeveritare ishin tërhequr nga qendra e këtij qarku, pasi kanë një seli qendrore rreth dy kilometra në jug të Sangin. Por para se të largoheshin, ata kishin shkatërruar ndërtesat, pajisjet dhe makinat.

Forcat afgane “e kanë mbrojtur qendrën e këtij qyteti dhe më pas janë larguar. E vetmja gjë që kanë lënë për talibanët kanë qenë rrënojat e ndërtesave”, thuhet në një reagim të forcave afgane.


Një zëdhënës talibanë ka thënë se grupi militant ka marrë nën kontroll selinë e policisë dhe një bazë ushtarake, duke marrë pajisjet e forcave afgane.

Zëdhënësi i guvernatorit të Helmandit ka thënë se forcat afgane kanë bërë “një tërheqje taktike” nga kjo zonë, me qëllim që të shmangen viktimat në mesin e civilëve, raporton Rel.

Sangin ka qenë skenë e luftimeve të ashpra për vite të tëra, që prej se ka rënë regjimi taliban në Afganistan.

Më shumë ushtarë amerikanë dhe britanikë ishin vrarë duke mbrojtur qarkun Sangin sesa në 400 qarqet e tjera të provincave në Afganistan.

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori