LAJMI I FUNDIT:

Premierë: Publikohet “1000 Premtime” nga Alban Skënderaj dhe DJ Dalool (Video)

Premierë: Publikohet “1000 Premtime” nga Alban Skënderaj dhe DJ Dalool (Video)

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj dhe DJ Dalool kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri “1000 Premtime”.

Kënga është punuar nga Avaxus & Dalool, gjersa për tekstin dhe melodinë është kujdesur vet Albani.


Në një prononcim të dhënë për Telegrafin pak ditë më parë, kantautori Alban Skënderaj rrëfeu të veçantat e këtij projekti, njëherit bashkëpunimin e tij të dytë me DJ Dalool.

“Ky është një projekt i nisur nga Dalool me bashkëpunëtorin e tij Avaxuss. Unë jam disi i ftuar në këtë këngë, e cila është moderne dhe tepër profesionale për tregun muzikor shqiptar. Unë jam integruar në tekst dhe melodi, dhe gjithashtu mbas në konceptimin e klipit që po realizohet nga Entermedia”, u shpreh ai për Telegrafin.

Ndërkohë, kënga duket të jetë rimtike dhe ka një tekst mjaft të domethënës, gjersa për këtë pjesë Skënderaj është shprehur se kënga nuk është ndonjë dedikim në veçanti, por gjithsesi ka një mesazh shumë të fortë.

“Kënga nuk është një dedikim konkret. Por mesazhi i klipit është vlefshëm, sepse ka përbrenda aspekte sociale të rëndësishme në lidhje me besimin, mosmirënjohjen dhe fjalën e dhënë”, shtoi më tej Albani.

“1000 Primetime” është publikuar edhe me një klip shumë të veçantë, për të cilin kanë punuar me profesionalizëm produksioni Entermedia. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
“O Çim, Egla është beqare

“O Çim, Egla është beqare", Juli shkakton të qeshura derisa ngacmon banorin e ri

Magazina
Kalo në kategori