Qershorin e vitit të kaluar, “Huffington Post”, raportoi se një sërë faqesh Facebook-u nga mbështetës të Bernie Sandersit po kontrolloheshin prej hakerave të huaj me qëllimin që të “trazonin dhe përçanin të majtët” përmes lajmeve të rreme.
Gazetarja politike e MSNBC, Rachel Maddow, iu rikthye kësaj teme duke i përmendur faqet në fjalë si shembull ilustrues të “luftës së informacionit” që po zhvillohet sipas saj kundër Shteteve të Bashkuara nga disa vende të tjera.
Maddow përmendi ndikimin e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale të Amerikës nëpërmjet disa faqeve online të krijuara sipas saj në Shqipëri dhe Maqedoni.
Gazetarja thotë se faqe të ndryshme në rrjetet sociale në emër të kandidatit demokrat Bernie Sanders, të menaxhuara nga Shqipëria, kanë tentuar të armiqësojnë votuesit e Sanders me ata të rivales së tij në betejën për nominim, e kjo i ka kushtuar vota Clintonit në zgjedhjet e nëntorit.
Sipas Maddow, faqe të tilla nuk janë drejtuar thjesht nga disa të rinj për të fituar klikime me “fake news”, por janë taktika të luftës kibernetike ruse ndaj Amerikës.
Sipas gazetares – shkurtin e 2016-s, Andrey Krutskikh, këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin për luftën kibernetike, deklaroi në Forumin e Sigurisë Informatike në Moskë se shërbimet ushtarake dhe inteligjente ruse kishin zhvilluar të ashtuquajturën “bombë atomike” të informacionit kundër Amerikës.
Një nga taktikat e kësaj beteje ishte krijimi i faqeve robotike për të armiqësuar votuesit demokratë me njëri-tjetrin. Shënjestra kryesore ishin simpatizantët e Sanders, fushata e të cilit u përball me një tsunam faqesh të tilla në Facebook dhe Twitter, që shpërndanin lajme të rreme për Clintonin.
Kur administratori i faqes “Bernie Sanders San Diego”, John Mattes, nisi t’i gjurmonte faqet automatike zbuloi se ishin të regjistruara në Shqipëri dhe Maqedoni.
Teknologjia robotike, siç shpjegoi Maddow, gjurmon postimet e rrjeteve sociale me fjale kyçe si “Hillary Clinton” dhe shpërndan lajme të rreme të përgatitura më parë nga personat që i menaxhojnë ato./Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze