LAJMI I FUNDIT:

“Teleperformance” edhe në Prishtinë, mundëson hapjen e qindra vendeve të punës

“Teleperformance” edhe në Prishtinë, mundëson hapjen e qindra vendeve të punës

Kompania më e madhe në botë për kujdesin ndaj klientëve, “Teleperformance”, po zgjerohet në Komunën e Prishtinës duke mundësuar kështu hapjen e qindra vendeve të reja të punës.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, tha se tash e një kohë është diskutuar me këtë kompani, në mënyrë që t’i bindim se Prishtina është vendi i duhur ku duhet të investohet dhe të hapen vende të reja të punës. Tashmë, “Teleperformance” e ka kontraktuar klientin e parë që është “SKY Germany”, e cila njihet si kompania më e njohur në Gjermani për ofrimin e shërbimeve televizive.

“Sivjet do të rekrutohen minimum 200 punëtorë, të cilët duhet të jenë të kualifikuar dhe ta dinë gjuhën gjermane. Kurse, vitin e ardhshëm, minimum edhe 400 punëtorë të tjerë”, tha ndër të tjera Ahmeti, duke theksuar se “Teleperformance” operon në 72 vende të botës dhe ne po bëhemi vendi i 73.


“Gjatë muajve në vijim ne do të bashkëpunojmë edhe me “Teleperformance”, edhe me kompani të tjera, në mënyrë që të shohim se cila është ndihma më e mirë që mund të jep Komuna e Prishtinës për të vazhduar me hapjen e vendeve të reja të punës, qofshin ato kurse të gjuhës gjermane, qofshin kurse për aftësime të tjera që nevojiten për kujdes ndaj klientëve. Po ashtu, jemi duke diskutuar edhe për hapësirat e mundshme të cilat Komuna ose do t’i subvencionojë, ose do t’i lëshojë me qira të reduktuar nëse janë pronë e Komunës”, u shpreh tutje Ahmeti.

Drejtori i operatives i kompanisë “Teleperformance Germany”, Michael Ridder, tha se përderisa kemi menduar zgjerimin jashtë tregut të Gjermanisë, kemi parë se Prishtina është vendi më i mirë për ne. “Kemi marrë shumë përkrahje nga Komuna dhe jemi shumë të lumtur me përvojën fillestare që kemi pasur këtu. Ne do të fillojmë me aktivitetin tonë ne fund të majit. Kemi filluar ta renovojmë ndërtesën ku do të vendosemi dhe kemi filluar rekrutimin. Në qershor, pritet që të fillojë operimi i kësaj kompanie, dhe do të punojmë që të rritemi sa më shpejt që të mundemi në Prishtinë. Do të punësojmë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur për këtë lloj biznesi, i cili është biznes për kujdes ndaj konsumatorëve, e jo biznes për shitje”, theksoi Ridder.

Arion Rizaj, Drejtor i kompanise “HumanPoëer” e cila do të bëjë rekrutimin e punëtorëve, tha se rekrutimi tashmë ka nisur dhe interesimi është shumë i madh. “Të gjithë aplikantët janë të interesuar për një vend stabil të punës dhe për mundësi të zhvillimit të karrierës, dhe besoj së “Teleperformance” është në gjendje t’ua ofrojë këtë. Të gjithë te interesuarit për aplikim mund të thërrasin në “HumanPoëer”, në numrin 038/52 00 00”, tha Rizaj, i cili shtoi se aplikimi mund të bëhet edhe online, përmes linkut.

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori