LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni i Islandës, Gunnarsson: Kosova ka lojtarë të mirë individual

Kapiteni i Islandës, Gunnarsson: Kosova ka lojtarë të mirë individual

Kapiteni i Islandës, Aron Einar Gunnarsson, ka thënë se Kosova është në proces të ndërtimit dhe se deri më tani kanë bërë mirë në disa ndeshje.

Ai kërkon të jenë të kujdesshëm në këtë ndeshje.

“Nuk mbetet shumë të them. Janë në proces të nderimit, janë duke bërë mirë. Po tregojnë lojëra të mira në fushë dhe ne duhet të jemi të kujdesëm”.


Sa u përket lojtarëve ai e nënvizoi se luajnë në kampionatet të forta dhe se janë të rrezikshëm.

“Nuk i njoh aq mirë. I kemi parë videot, duhet të thuhet që ka lojtarë të talentuar dhe luajnë në Evropë. Për ne është lojë e vështirë. Ekip me lojtarë të fortë individual dhe aftësi teknike. Duhet ta respektojmë këtë. Lojë e vështirë, por të gjitha lojërat me ekipet kombëtar janë të vështira”, ka thënë Gunnarsson. /Telegrafi/