LAJMI I FUNDIT:

Luan dhe i përqafon pa frikë tigrat e rrezikshëm (Video)

Luan dhe i përqafon pa frikë tigrat e rrezikshëm (Video)

Heather Tookey nga Kent i Anglisë, luan, i përqafon dhe fle me tigrat si kur të ishin kafshë të buta dhe të parrezikshme.

Vullnetarja 23-vjçare ka krijuar një lidhje të veçantë me këta grabitqarë, sa që ata nuk i ndahen derisa ajo del nga kafazi ku ata qëndrojnë, transmeton Telegrafi.

Hera e parë që kishte parë një kafshë të tillë, ishte para pesë vitesh kur u bë pjesë e një programi në Afrikën e Jugut, për tu kujdesur për speciet në zhdukje. Që atëherë, ajo i ka adoptuar dy tigra që po donin t’i shisnin në tregun e zi.


“Nuk më ndahen së përqafuari dhe duan që t’i ledhatojë. Ata kanë nevojë të madhe për mua, jo vetëm t’i ushqejë, por edhe të jem aty”, ka thënë Tookey lidhur me rastin. “Janë sikur shokët e mi më të mirë, shtrihemi së bashku dhe flemë nën qiellin e hapur”.

Mirëpo, asaj i duhet të kaloi kohë të gjatë, sepse kanë nevojë për shumë lëvizje dhe lojë, meqë janë në vend të mbyllur. /Telegrafi/

https://youtu.be/qy1qSsg30mY