LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Kumanovës, Srbinoski: Të kënaqur me humbje të ngushtë

Trajneri i Kumanovës, Srbinoski: Të kënaqur me humbje të ngushtë

Gjysmëfinalja e parë e Ligës Ballkanike në basketboll, ndërmjet Pejës dhe Kumanovës, do të zhvillohet sonte në orën 19.00 në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë.

Trajneri i Kumanovës, Marjan Srbinoski para takimit me Pejën, shprehet se do të jetë vështirë. Trajneri maqedon e njeh pak a shumë klubin nga Peja.


“Ne presim një ndeshje të fortë. Tashmë jemi përballur me njëri-tjetrin, pra e njohim mjaft mirë lojën që e aplikojmë të dyja skuadrat, dhe nuk ka më asnjë fshehtësi këtu”.

“Peja ka skuadër kualitative dhe do të përpiqen të japin maksimumin në fushën e tyre. Pas largimit të Mijatovic nga radhët tona, ne kemi paksa probleme në rotacion, por unë besoj se lojtarët e mi do ta japin maksimumin për të nxjerr rezultat pozitiv”.

“Kur lojtari më i mirë largohet nga ekipi, atëherë skuadrës i mbetet të reagojë për të mbushur boshllëkun e tij. Ne nuk patëm mundësi të gjejmë zëvendësimin për të dhe për këtë arsye ne jemi më pak të fortë në krahasim me duelet e kaluara. Sidoqoftë ne nuk kemi kohë për të vajtuar, por do të përpiqemi të japim më të mirën tonë dhe të shohim se çfarë do të ndodh”.

“Ne do të jemi të kënaqur edhe nëse humbasim, por me pikëdallim të vogël, në mënyrë që më pas në Kumanovë ta kompensojmë atë. Megjithatë ne në Pejë shkojmë për të fituar”, tha Srbinovski

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori