LAJMI I FUNDIT:

Gecaj e njofton Malin e Zi se Demarkacioni s’është në agjendë

Gecaj e njofton Malin e Zi se Demarkacioni s’është në agjendë

Zëvendës ministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherësh edhe Këshilltar i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj thotë se në vizitën e tij që e bëri sot në Podgoricë të Malit të Zi kanë biseduar edhe për Demarkacionin.

Ai ka thënë se në vizitën e sotme që e bëri atje, është biseduar për shënjimin e kufirit me Malin e Zi në pika të shkurtra por që nuk ka qenë temë diskutimi.

“Po sigurisht që kemi biseduar për Demarkacionin, por ajo nuk ka qenë temë diskutimi. Ne vetëm i kemi njoftuar ata se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi nuk është niher për niher në agjendë”, sqaroi Gecaj për Gazetën Express.


Gecaj sot është takuar në Podgoricë me Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi, Mehmed Zenka, dhe këshilltarin e tij Fikret Dinosha, në shoqërim të Ambasadorit Skender Durmishi.

Kujtojmë se Demarkacioni dështoi të kalojë pas dy përpjekjeve të pozitës karshi rezistencës së opozitës, të cilët kalimin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi e pamundësuan me gaz lotsjellës. Që nga ajo kohë, Qeveria ende nuk ka marr vendim që Demarkaconin ta procedojë së shpejti në Kuvend./Gzeta Express/