LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës mbjell lule në ditën e Pranverës

Komuna e Prishtinës mbjell lule në ditën e Pranverës

Drejtoria për Kulturë së bashku edhe me Hortikulturën ka mbjellë lule në disa pjesë të kryeqytetit në ditën e pranverës.

Besart Vllahinja, drejtori i Kulturës, tha se ideja që kanë zgjedhur këtë ditë është që kultivimi dhe mbëltimi i fidanëve dhe luleve të reja të jetë traditë ku ai shpreson se kjo nuk do të përmbyllet vetëm më 21 mars, por do të vazhdojë edhe më tej.

Kryeshefi i Hortikulturës Isak Rakovica tha se sivjet e kanë planifikuar mbjelljen e 400 mijë luleve në tërë Prishtinën.


Me rastin e këtij organizimi një performancë në Parkun e Qytetit ka bërë ansambli “bajram Curri”.

Mbjellja e luleve është bërë sot edhe tek shkolla “Naim Frashëri” dhe në sheshin “Nëna Terezë”.