LAJMI I FUNDIT:

Fillon Panairi i 43-të për mobilje në Shkup

Fillon Panairi i 43-të për mobilje në Shkup

Në Panairin e Shkupit prej sot e deri më 26 mars mbahet Panairi i 43-të ndërkombëtar i mobiljeve, pajisjes për amvisëri dhe objekte publike, repromateriale dhe makina për industri të mobiljeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbi 400 ekspozues nga Maqedonia, Serbia, Kroacia, Greqia, Italia, Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia në gjithsej 11 salla me mobilje dhe pajisje për amvisëri, si dhe një sallë e dedikuar për makina dhe repromateriale për industrinë e prodhimit të mobiljeve.

Panairi do të jetë i hapur prej orës 10 deri në orën 20, çmimi i biletës është 100 denarë për vizitë individuale dhe 50 për vizitë grupore dhe studentë, njofton AIM. /Telegrafi/