LAJMI I FUNDIT:

Politikanët e armatosur të Kosovës (Video)

Politikanët e armatosur të Kosovës (Video)
Foto: Ilustrim

Në Kosovë ka shumë politikanë të cilët mbajnë armë, madje disa edhe më shumë se një, e modele të ndryshme.

Ramiz Lladrovci, kryetari i komunës së Drenasit, thotë se revolen nuk e mban në brez por në veturë.

Pa armë thotë që nuk qëndroi asnjëherë që nga vitet e luftës.


Pasion të madh për armët kishte edhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi.

Një kohë të gjatë ai u mor edhe me biznesin që e lidhte direkt me to e që përfshin trajnim për përdorim të armëve e shit-blerjen e tyre.

Armë ka edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, por nuk tregon se çfarë arme bartë.

Sipas një shkrimi të ditëve të fundit, janë 84 deputetë të Kuvendit të Kosovës, që kanë leje për bartjen e armës.

Një armë pranon se e ka edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, të cilën thotë se e bartë për vetëmbrotje.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, flet me pasion për armët. Selimi mendon se qytetarëve duhet t’u jepen më shumë leje për armëmbajtje, në mënyrë që të dihet se kush i posedon ato. /Klan Kosova/