LAJMI I FUNDIT:

Makina për persona me nevoja të veçanta, modifikohet të lëvizë me 100 kilometra në orë (Video)

Makina për persona me nevoja të veçanta, modifikohet të lëvizë me 100 kilometra në orë (Video)

Raye Watts nga Cornish i Anglisë, e ka modifikuar një makinë për persona me nevoja të veçanta, që të lëvizë tetë herë më shpejtë se zakonisht.

Motorin origjinal ia ka zëvendësuar me një 100cc, që i përket motoçikletës së prodhuar në Kinë, transmeton Telegrafi.


Në këtë formë, prej shpejtësisë prej vetëm 12 km/h, tani ia del të shpejtojë deri në 100 kilometra në orë.

Madje, ai e ka nxjerrë në rrugë të hapur këtë makinë, derisa një mik i tij filmonte atë dhe orën që shfaqë shpejtësinë e lëvizjes së veturës.

Videoja e postuar më poshtë, tregon krahasimin mes makinës dhe shpejtësisë që është arritur. /Telegrafi/