LAJMI I FUNDIT:

Ia vjedhin furgonin në oborrin e shtëpisë (Video)

Ia vjedhin furgonin në oborrin e shtëpisë (Video)

Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet e vjedhjeve në disa komuna të Kosovës. Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe Gani Lajqit nga fshati Nabërgjan i komunës së Pejës.

Persona të maskuar i kanë hyrë në oborr rreth orës 02:20 pas mesnate të premten që lamë pas, duke i vjedhur kështu kombin.


Lajçi ka treguar për Telegrafin se si ka ndodhur ngjarja.

“Kanë hyrë në oborr të shtëpi rreth orës 02:20 pas mesnate dhe ma kanë marr kombin. Kom pas mjete të punës në të që punoj fotografi nëpër pllaka të granitit i kanë hedhur rrugës, pastaj kanë shkuar në një fshat më poshtë në Trubuhovc i kanë marrë tre viça”, ka thënë Lajqi.

Ai më tej ka treguar se personat e njëjtë në po të njëjtën ditë në komunën e Istogut e kanë vjedhur një xhip të cilin e kanë fshehur pastaj në fushat e fshatit Nabërgjan.

“Ajo çfarë është e çuditshme është se të njëjtit në komunën e Istogut e kanë vjedhur një xhip me targa të Suedisë dhe prej Istogut kanë ardhur këtu e kanë lanë të fshehur në fusha të fshatit”, u shpreh Lajqi.

Telegrafi ka siguruar pamjet nga kamerat e vendosura në oborrin e shtëpisë ku edhe është kryer vjedhja.

Gani Lajqi ka treguar se që nga premtja rasti është në polici dhe se deri më tani nuk ka marrë asnjë informatë nga ana e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori