LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni shënohet dita botërore e shëndetit oral

Në Maqedoni shënohet dita botërore e shëndetit oral

Në Odën e stomatologëve të Maqedonisë do të shënohet sot 20 marsi, dita botërore e shëndetit oral, me ç’rast do të ketë një varg aktivitetesh si pjesë e fushatës për ngritjen e vetëdijes për higjienën orale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bën të ditur kjo Odë, ekipe stomatologësh do t’i informojnë qytetarët për shëndetin oral në tre pika të ndryshme në kryeqytet. Sipas AIM-së, përveç këshillave, doktorët do të shpërndajnë edhe materiale promovuese të firmave që prodhojnë mjete dentale për higjienë./Telegrafi/