Sa i përket infrastrukturës, ushtria e Kosovës do ta ketë në dispozicion një kompleks të ndërtesave që shtrihen në një sipërfaqe prej mbi 16 hektarësh në Istog.
Komuna e Istogut ka vendosur që Forcës së Sigurisë së Kosovës t’ia japë në shfrytëzim aftgjatë për 99 vjet 16 hektarë tokë komunale dhe një kompleks ndërtesash, të cilat komunës ia kishte lënë KFOR-i spanjoll pas largimit nga Kosova.
Në majin e vitit 2010, hapësira dhe ndërtesat i janë dhënë në shfrytëzim FSK-së.
Lulzim Blakaj, nënkryetar i Istogut, i tha “Zërit” se komuna ka biseduar me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, për një marrëveshje për t’ia dhënë FSK-së në shfrytëzim të një hapësire prej rreth 16 hektarësh tokë komunale, në të cilën ndodhen një mori ndërtesash, të cilat KFOR-i spanjoll i kishte ndërtuar për nevojat e veta. Blakaj ka sqaruar se në vitin 2000 KFOR-i spanjoll kishte kërkuar nga komuna një hapësirë për t’u vendosur, pasi që ajo pjesë ishte vënë nën përgjegjësinë e KFOR-it spanjoll, transmeton zeri.info.
“Në vitin 2000, derisa me Kosovën ka qeverisur Qeveria e përkohshme e Kosovës, ndërsa me Istogun Januz Januzaj, KFOR-it spanjoll i ishte dhënë një hapësirë në Dubravë, pranë burgut të Dubravës, në hyrje të Istogut, një sipërfaqe prej rreth 16 hektarësh tokë. KFOR-i spanjoll kishte ndërtuar një varg objektesh për nevojat e veta, si në logjistikë dhe për nevoja të tjera. Por pas largimit, KFOR-i spanjoll ia ka dorëzuar komunës hapësirën që ka pasur në shfrytëzim me gjithë objektet që ka ndërtuar dhe prej atëherë ato janë në pronësi të komunës së Istogut”, ka sqaruar nënkryetari Blakaj. Sipas tij, kjo hapësirë ishte parë si e përshtatshme për ndonjë kampus universitar, transmeton zeri.info.
“Por, pasi që e gjithë infrastruktura dhe ndërtesat janë bërë në atë formë që t’u përshtatën nevojave ushtarake, është parë e arssyeshme që kjo hapësirë me gjithë objektet t’i jepen në shfrytëzim Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kur e kemi dhënë në shfrytëzim këtë pjesë për nevojat e FSK-së nuk kemi përcaktuar ndonjë afat të shfrytëzimit, por tani kemi vendosur që me FSK-në të bisedojmë për ta përcaktuar një afat kohor afatgjatë të shfrytëzimit”, pohon Blakaj.
Ai ka shtuar se gjatë bisedave që kanë zhvilluar autoritetet komunale të Istogut me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demollin, ka mbetur që FSK-ja ta bëjë një kërkesë në komunën e Istogut për ta marrë në shfrytëzim afatgjatë hapërsirën prej 16 hektarësh tokë komunale dhe objektet që janë të ndërtuar në atë hapësirë, pasi ato janë shumë të përshtatshme dhe u përgjigjen nevojave të FSK-së.
“Pasi që brenda një kohe të shkurtër FSK-ja do të transformohet në ushtri të Kosovës, respektivisht në Forca të Armatosura të Kosovës, edhe hapësira është e përshtatshme për nevoja ushtarake, sepse instrastruktura dhe të gjitha objektet që janë ndërtuar nga ana e KFOR-it spanjoll, janë të dedikuara për ushtri”, ka siguruar nënkryetari i Istogut, Lulzim Blakaj.
Ai ka precizuar se hapësira prej 16 hektarësh tokë komunale me të gjitha objektet që ndodhen brenda kësaj hapësire do t’i jepen Forcës së Sigurisë së Kosovës në shfrytëzim afatgjatë për 99 vjet./Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale