LAJMI I FUNDIT:

Kongresistët amerikanë: Shqipëria rrezikohet nga Rusia (Video)

Kongresistët amerikanë: Shqipëria rrezikohet nga Rusia (Video)

Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri mund të ndikohet nga sulmet kibernetike dhe fushata propagandistike e Rusisë.

Në këtë përfundim kanë dalë 11 kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara, të cilët duke u nisur nga akuzat e përfshirjes së Rusisë në procesin zgjedhor amerikan, por edhe në disa shtete të tjera, kanë depozituar në Dhomën e Kongresit një rezolutë, ku kërkohet ndalimi i menjëhershëm i përfshirjes së Rusisë në këto fushata si dhe vendosjen e sanksioneve nga Amerika, ndaj personave përgjegjës.

Në dokumentin prej 4 faqesh, kongresmenët listojnë rastet, kur disa shtete nëpërmjet agjencive të inteligjencës apo institucioneve të tjera, kanë denoncuar sulme kibernetike apo kanë zbuluar hakera rusë, të cilët kanë tentuar të marrin, por edhe kanë marrë në kontroll disa servera të rëndësishëm, duke ndikuar në procesin zgjedhor.


Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre, është dhe përhapja e lajmeve të rreme nëpërmjet rrjeteve sociale, por edhe dy agjencitë e lajmeve ruse “Russia Today” apo “Sputnik News” gjatë periudhës së referendumit në Mbretërinë e Bashkuar për daljen e saj nga Bashkimi Europian.

Kongresemenët kërkojnë që në kohën kur Shqipëria, Franca, Gjermania, Serbia, por dhe disa shtete të tjera kanë të planifikuara të mbajnë zgjedhje të përgjithshme, lokale apo presidenciale gjatë këtij viti, Federata Ruse është angazhuar në një fushatë të gjerë sulmesh kibernetike dhe dezinformimi për të influencuar politikën dhe zgjedhjet në të gjithë Europën.

“Zyrtarët rusë, thuhet ne rezolute, kanë shprehur dëshirën e tyre për të ndarë NATO-n, dobësuar institucionet demokratike dhe mbështetur ekstremiste, kandidatët pro-Moskës në të gjithë Europën”.

Për këtë arsye, kërkohet që Rusia të ndërpresë menjëherë të gjitha sulmet kibernetike që kanë në shënjestër qeveritë europiane, partitë politike, zyrtarët e qeverisë, subjektet zgjedhore dhe sistemet informuese publike. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori