LAJMI I FUNDIT:

Blero publikon fotografi me prindërit, thotë se i mungojnë shumë (Foto)

Blero publikon fotografi me prindërit, thotë se i mungojnë shumë (Foto)

Këngëtari i njohur Blero është mjaft i pëlqyer dhe i ndjekur na publiku në rrjetet sociale.

Ai publikon mjaft shpesh fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij, duke qenë kështu sa më pranë fansave virtualisht.

Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram Story, ku shfaqet pranë prindërve të tij teksa merr një përqafim.


“Ju dua dhe më mungoni”, ka shkruar Blero në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar kështu për mallin që ndjen për prindërit të cilët i jetojnë larg.

Këngëtari së fundmi themeloi kompaninë MishMash Entertainment pasi e shiti kompaninë Elephant. /Telegrafi/