LAJMI I FUNDIT:

Grafite antishqiptare në një shkollë në Shkup, a po synohet politizimi i nxënësve? (Video)

Grafite antishqiptare në një shkollë në Shkup, a po synohet politizimi i nxënësve? (Video)

Thirrje të reja kundër shqipes, janë shfaq në kryeqytet. Subjekt i radhës ishte një shkollë në komunën Kisella Voda të Shkupit. Ndërtesa e shkollës së mesme teknike “Marija Kiri Sklodovska” të premten në mëngjes ishte mbuluar me dhjeta afishe, që ndër të tjera, edhe ftojmë fëmijët e shkollës që të dalin në protesta.

Ekipin e TV21, nuk e lejuan që të filmoj, dhe as drejtoria e shkollës nuk pranoi që të komentojë përse ky institucion arsimor u shfrytëzua për të bërë propagandë politike.

Nxënësit i dërguan televizionit disa nga afishet dhe porositë që u janë varr në dyert dhe dritaret e shkollës.


Në pjesën e pasme të shkollës që mëson 798 nxënës në maqedonisht dhe shqip, është lënë porosia kundër kësaj praktike.

Policia nuk ka ende të dyshuar, kurse ministria e brendshme thotë të ketë shtuar masat e sigurisë në kryeqytet.

“Edhe në drejtim të grafiteve edhe në cenim të interesave të nxënësve, të cilët ndjekin qoftë shkollat fillore ose të mesme në kryeqytet. Kemi bërë një plan operativ, me çka kemi shtuar forcat e policisë në vendet, përkatësisht në pikat ku ato janë më komplekse, që mund edhe të shkaktojnë incidente midis të rinjve dhe qytetarëve tjerë të vendit”, tha Agim Nuhiu, Ministër i Punëve të Brendshme.

Ditë më parë, një shkollë tjetër ishte subjekt i propagandës politike, ku nxënësit ishin ftuar për të dal në protestë kundër dygjuhësisë.

Nga ministria e arsimit, thonë se i kanë marr seriozisht këto gjëra, dhe se do të sanksionojnë ata që po nxisin nxënësit për “tifo” politike.

Këshilltari i ministrit të arsimit, Safet Neziri, thotë se gjëra të tilla të vogla, mund të shkaktojnë telashe të mëdha.

“Drejtorët e shkollave duhet të jenë në kontakte me prindërit, për të vënë nën kontroll dhe mbikëqyrje mësimin e nxënësve dhe vijueshmërinë e tyre në shkollë. Mos të ikin nga procesi i tyre edukativo-arsimor, të jenë brenda shkollës për shkak se është një situatë e tillë, jo mirë e definuar politikisht, që mund të ketë edhe pasoja më të mëdha”, u shpreh Safet Neziri, Këshilltar në Ministrinë e Arsimit.

Nga Qyteti i Shkupit bëjnë thirrje që politika të rri sa më larg shkollave. Ky institucion ka angazhuar inspektorë në terren, për të hulumtuar. Ata që i zënë, do të gjobiten me nga 50 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori