Viti 2017 do të jetë vit i zgjidhjes së problemit të energjisë, ndërsa kryefjala në këtë sektor është Termocentrali “Kosova e Re”, projekt i cili do të na siguron furnizim të rregullt me energji, në mungesë të së cilës vendi humbë 300 milionë euro në vit, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
“Këto komente kreu i MZHE-së, i bëri sot në debatin publik, “Fol Hapur” që organizohet nga Lëvizja Fol, ndërsa morën pjesë, student, përfaqësues të sindikatave të punëtorëve të KEK, Trepçës dhe qytetarë”, thuhet në njoftimin për media.
Stavileci përsëriti se në fund të këtij muaji do të finalizohet faza financiare, ndërsa shprehu besimin se ndërtimi i tij, do të nis vitin tjetër. “E para çka ne kemi kërkuar është çmimet e përballueshme dhe furnizimi i rregullt. Ne kemi kërkuar që çmimi për megavat të mos shkojë më shumë se 80 euro dhe teknologjia që përdoret të jetë miqësore me ambientin”, tha ai.
Ai tha se me këtë investim zgjidhim problemin për furnizim me energji dhe rrisim zhvillimin ekonomik duke krijuar vende të reja pune.
Duke folur për sektorët tjerë, Stavileci tha se e ardhmja e ekonomisë tonë do të jetë teknologjia e informacionit. “Ne e kemi një komunitet që e ka një adresë, që është ICK. Është lajm i mirë që dje kemi pasur një bankë nga gjermania që është interesuar që të investojë në këtë sektor, pra tek idetë inovative”, tha ai.
Gjithashtu, Stavileci përmendi edhe projektin WOW “Gratë në Punë Online’, përmes të cilit dy të tretat e pjesëmarrëseve kanë gjetur një vend pune dhe shtoi se këtu duhet të orientohen edhe politikat tona, por edhe rinia jonë.
“E vetmja fushë ku e kemi bilancin pozitiv është fusha e shërbimeve. Sivjet kemi buxhetuar fondin për IT dhe njëri nga programet që mbështetet nga ky buxhet është për femra. Fushat kryesore që ne jemi orientuar janë energjia, minierat dhe teknologjia informative”, tha ai.
Sa i përket Trepçës, Stavileci tha se ligji ka hyrë në fuqi tash e disa muaj, ndërsa tani pritet studimi i fizibilitetit, dhe vetëm pas tij, do të ndërtohet strategjia, e cila do të jetë gjithëpërfshirës, ky zëri i punëtorëve të Trepçës do të jetë i padiskutueshëm.
“Ne do të jemi aty për të plotësuar kushtet e punëtorëve dhe mendoj që është e nevojshme një ligj shtesë për përmirësimin e kushteve të punës”, tha ai.
Ministri Stavileci gjatë debatit zhvilloi një diskutim të hapur me pjesëmarrësit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bashkëpunimi i ngushtë është çelësi drejt bërjes realitet të integrimit ekonomik rajonal
Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa” të Czesław Miłosz-it
Cilësi e lartë, çmime të ulëta, me shumë KM – Petrol Company, partneri juaj i besuar!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
Çmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?