LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e SHBA-ve: Kuvendi të mos ua lehtësojë dënimet kriminelëve

Ambasada e SHBA-ve: Kuvendi të mos ua lehtësojë dënimet kriminelëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e kundërshton amendamentin e propozuar në Ligjin e për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, i cili i siguron çdo të arrestuari llogaritjen e 24 orëve të mbajtjes së burgut si 36 orë të kryerjes së dënimit.

“Ky amendament, ashtu siç është tani, do t’i jepte të drejtë çdo krimineli të dënuar që është duke kryer dënimin me burg që ta ketë dënimin më të shkurtër për 1/3-ën e kohëzgjatjes së dënimit”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Kjo po ashtu do të thotë se një trup politik – Kuvendi – është duke e shpallur të gabueshëm çdo vendim të pavarur juridik që rezulton me mbajtje të burgut, dhe se çdo dënim me burg në të ardhmen do të jetë më i shkurtër se sa ai që e vendos gjyqtari.


“ Për shembull, me kalimin e këtij amendamenti, personi që është dënuar me 23 vjet burg pasi që ka vrarë të fejuarën e tij duke e therur 76 herë do të mbajë vetëm 15 vjet. Ky amendament e dobëson parimin e sigurisë ligjore dhe të pavarësisë së gjyqësorit”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë i bën thirrje Kuvendit që të refuzojë këtë përpjekje për dobësimin e sundimit të ligjit, dhe që të lëvizë përpara me ligje që do ta forconin atë.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori