LAJMI I FUNDIT:

Poposki-Kurz: Maqedonia në BE është garancë për zhvillim të rajonit

Poposki-Kurz: Maqedonia në BE është garancë për zhvillim të rajonit

Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki ka takuar sot udhëheqësin aktual të OSBE-së, Sebastian Kurz me të cilin kanë biseduar për stabilitetin e Maqedonisë dhe në rajon, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Çka të ndodh me rajonin dhe cilado të jenë sfidat e shtetit tonë në të ardhmen, të gjitha mund të relativizohen me anëtarësimin e vendit në BE. Kriza e migrantëve, rreziqet për lëvizje të territoreve në rajon, kërcënimet për radikalizëm dhe terrorizëm , dhe konkurrenca globale janë shembujt e fundit që ne jemi duke ndarë interesa të përbashkëta. Duhet që të bashkohemi të gjithë ndaj një kauze të përbashkët: Anëtarësimi në BE.” tha Poposki pas takimit me Kurz. /Telegrafi/