LAJMI I FUNDIT:

‘Shumë persona në OBRM-PDUKM duan të largohen nga Gruevski’

‘Shumë persona në OBRM-PDUKM duan të largohen nga Gruevski’

Gazeta austriake ‘Standard’ në reportazhin nga Maqedonia dje ka shkruar rreth protestave në vend, frikën nga dygjuhësia dhe sulmin në mes autoriteteve dhe pikëpamjeve liberale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gazetari i ‘Standard’ ka folur me 52-vjeçarin Bojan, i cili ka fluturuar me aeroplan nga jashtë enkas për të marrë pjesë në protestat kundër futjes së dygjuhësisë.

“Me ligjin e ri për gjuhën, njerëzit do të jenë të detyruar për të mësuar shqip, si dhe do të punësohen edhe më shumë shqiptarë në administratë,” shpjegon Bojan për “Standard”, njofton Deutsche Welle


Protestuesit nuk duan të lejojnë që Maqedonia të bëhet një “shtet dy-kombëtar”.

“Për më shumë se 20 vjet ata janë të mbrojtur nga komuniteti ndërkombëtar dhe kanë marrë çdo gjë që ata kanë kërkuar. Tani mjaft. Hillary Clinton ka humbur zgjedhjet, dhe Trump nuk është pjesë e politikës proshqiptare”, tha bashkëbiseduesi i” Standard “.

‘Që kur Maqedonia në vitin 2015 ra në krizën e brendshme politike’, shkruan më tej ‘Standard’, ‘BE dhe SHBA punojnë në atë që të kthehet sundimi i drejtësisë. OBRM-PDUKM, e cila frikësohet nga proceset gjyqësore, përpiqet me ndihmën e Ivanovit, ta pengojë atë proces’.

‘Por, nuk bëhet fjalë vetëm për pushtet, por për ideologji. Një pjesë e OBRM-së janë kundërliberal dhe luftojnë në mënyrë agresive kundër të gjithë atyre që angazhohen për ‘vlera evropiane’. OJQ-të dhe gazetarët sulmohen dhe ndiqen. Qëllimi nuk është vetëm te grupet e financuara nga George Soros, por edhe te ata të cilët marrin para nga USAID. Inspektporë nga shërbime financiare, të MPB-së dhe Prokuroritë Themelore po mundohen të tregojnë parregullsi pothuajse te 20 OJQ’.

‘Por edhe në vetë OBRM-PDUKM ka lëvizje për ndryshime. Shumë njerëz nuk duan ta ndjekin shefin e partisë, Nikolla Gruevskin, por përpiqen në kuadër në ndërrimin e pushtetit, e cila mund të ndodhë në ditët në vijim, të distancohen nga mekanizmat e tyre’, shkruan Standard në reportazhin e Maqedonisë.

E njëjta gazetë para disa ditëve parashikoi se Ali Ahmeti së shpejti do të mund të ndërrohet nga funksioni i kryetarit në BDI. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori