Në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” do të hapet një ekspozitë e përhershme ku vizitorët do të mund të gjejnë dëshmitë e krimeve të luftës të kryera nga serbët në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur në Ora e Fundit, Bekim Blakaj, Drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtat Humanitare në Kosovë, teksa tha se kjo ekspozitë pritet të hapet në fund të muajit gusht të këtij viti, njofton Klan Kosova.
Sipas Blakajt, kjo ekspozitë e përhershme do t’iu shërbej të gjithë atyre që duan të kuptojnë më shumë dhe të vedijesohen rreth asaj se çfarë ndodhi në realitet në Kosovë gjatë luftës, e që theksoi që këto dëshmi do të mund t’i shfrytëzojnë edhe të gjithë ata që merren me hulumtime.
”Ajo është një marrëveshje mirëkuptimi. Ambasada e Zvicrës e mbështet këtë projekt, që në kryeqytet të vendoset një qendër për ekspozitë e përhershme për krimet e kryera nga serbët në Kosovë”.
”Ekspozita pritet të hapet diku në fund të verës. Ajo pritet të përmbaj disa çështje tematike që janë trajtuar edhe në Tribunalin e Hagës”.
”Kjo qendër dokumentuese do të shërbejë si e mirë e qytetarëve të Kosovës e po ashtu edhe për ata të cilët do të hulumtojnë për krimet që janë bërë nga serbët në Kosovë”.
“Fondi për të Drejtën Humanitare, është në kontakt me familjarët e viktimave. Kemi pasur përkrahje të madhe nga ta e po ashtu edhe nga ish-Drejtoresha e Kulturës”.
“Më vjen mirë që kemi gjetur një përkrahje të tillë në kryeqytet”.
”Qysh në hapje do të ketë një numër të konsiderueshëm të ekspozitave të ndryshme. Ato në rend të parë do të plasohen në formë elektronike. Do të mund të dëgjohen prova që janë paraqitur në Tribunalin e Hagës”.
“Ajo do të qëndrojë deri në 15 vite ku të gjithë vizitorët do të mund të kenë mundësi të hulumtojnë”, ka përfunduar Blakaj në Ora e Fundit, njofton Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje