LAJMI I FUNDIT:

Mustafa viziton shoqatën e bashkatdhetarëve në Sarajevë, u premton përkrahjen e qeverisë

Mustafa viziton shoqatën e bashkatdhetarëve në Sarajevë, u premton përkrahjen e qeverisë

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë ku mori pjesë në Samitin e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, ka vizituar edhe shoqatën e bashkatdhetarëve.

Mustafa theksoi se gjatë vizitë së tij në shoqatën e bashkatdhetarëve shkëmbyen pikëpamjet për punën, angazhimet, rezultatet dhe shqetësimet e tyre, si dhe për nevojën që sa më parë qytetarët e Kosovës dhe të Bosnjës të lëvizin lirshëm dhe pa ngarkesat e paarsyeshme që ekzistojnë aktualisht.

Postimi i plotë në Facebook:


Gjatë qëndrimit në Sarajevë, vizitova sot shoqatën e bashkatdhetarëve tanë, ku zhvillova biseda shumë të këndshme me qytetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Shkëmbyem pikëpamjet tona për punën, angazhimet, rezultatet dhe shqetësimet e tyre, si dhe për nevojën që sa më parë qytetarët e Kosovës dhe të Bosnjës të lëvizin lirshëm dhe pa ngarkesat e paarsyeshme që ekzistojnë aktualisht.
Së bashku me bashkëkombësit tanë në Sarajevë, vizituam edhe Çarshinë si dhe disa prej bizneseve të vogla që ofrojnë shërbime dhe ushqime me kualitet shumë të lartë duke bërë emër shumë të mirë në Sarajevë.
Diaspora jonë kudo në botë, përfshirë komunitetin tonë në Sarajevë, është një pasuri shumë e çmueshme për Kosovën, për të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës do të rris edhe më tej përkrahjen dhe format e bashkëpunimit të afërt.
Për Kosovën është fat i madh që e ka një Mërgatë të tillë.
Respekt i gjithanshëm!(sic.) /Telegrafi/

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/1277276025671965

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori