Me iniciativë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, faza e katërt e projektit “Gratë në Punë Online (WOW)” shtrihet edhe në Komunat Podujevë dhe Mitrovicë, pjesën veriore dhe jugore. Për këtë qëllim sot në Podujevë është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimi në mes të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Komunës së Podujevës dhe Projektit “Rritja e Punësimit të të Rinjve(EYE)”.
Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besa Zogaj-Gashi me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ka thënë se përfituese të projektit WOW janë bërë 9 komuna dhe se ky projekt është i dobishëm edhe për qytetarët e Podujevës, e sidomos për gratë e kësaj komune, të cilat mund të punojnë edhe nga shtëpia.
“Tani ky projekt nuk është vetëm pilot projekt, por është projekt, i cili ka treguar që ai vlen për të investuar, sepse në bazë të rezultateve nga 150 femra të cilat kanë qenë përfituese të këtij projekti, 80% e tyre kanë lidhur kontrata pune në disa vende të botës në periudha deri në 6 muaj”, tha Zogaj-Gashi.
Ajo më tej ka shtuar se projekti WOW fillimisht ka pasur si synim vajzat, mirëpo kanë konsideruar se ky projekt duhet të përfshijë të rinjtë, pavarësisht gjinisë, duke pasur parasysh faktin se në Kosovë shkalla e papunësisë është ende e lartë, dhe ky projekt synon që të balancojë papunësinë në baza gjinore.
Ndërsa kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka falënderuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe donatorin zviceran EYE për mbështetjen. “Ky është një Memorandum në mes të MZHE-së, Komunës së Podujevës dhe EYE për të ofruar punësim të rinjve dhe shkathtësi të nevojshme të cilat nevojiten për të punuar nga shtëpia dhe besojmë së do të ketë sukses”, ka thënë ai.
Nga ana e tij, drejtori i Projektit EYE, Timothy Sparkman tha se duke parë shkallën e papunësisë në Kosovë, nisma e projektit WOW është një mundësi e mirë për zvogëlimin e papunësisë dhe në këtë mënyrë do të iu krijohet mundësi vajzave që të punojnë online dhe do të jenë relevante me ekonominë bashkëkohore.
Ndryshe ky projekt është i lidhur me shtyllën e parë të programit të Qeverisë që ka të bëjë më zhvillimin ekonomik, rritjen e punësimit dhe është treguar jashtëzakonisht i suksesshëm.
Faza e katërt e këtij projekti mbështetet nga organizata “Rritja e Punësimit të të Rinjve (EYE)”, gjegjësisht nga SDC dhe implementohet nga konsorciumi Helvetas Swiss InterCoorporation dhe MDA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Banka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
DORA lansohet nga BPB
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët