LAJMI I FUNDIT:

Qarkullimi industrial në Maqedoni shënon rënie

Qarkullimi industrial në Maqedoni shënon rënie

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), indeksi i qarkullimit në industri në muajin janar të këtij viti, krahasuar me janarin e vitit të kaluar, është 106.2, njofton Telegrafi Maqedoni.

Qarkullimi në janar të këtij viti në industri ka rënë për 10%, kurse në tregun e jashtëm ka shënuar rritje për 9.3%. Shikuar në sektorë, rënie ka në xehetari dhe gurthyese (1.1%),prodhime afatgjate për përdorim të gjërë (4.3%), prodhime afatshkurta për përdorim të gjërë (3.8%).

Rritje është regjistruar në prodhimet e ndërmjetme, përveç energjisë (5.2%), prodhime kapitale (12.2%) dhe në industrinë e përpunimit (6.5%)./Telegrafi/