LAJMI I FUNDIT:

Profili i Chris Martin: Këngëtari që vuan prej pagjumësisë, por që sheh ëndrra të pakëndshme (Video)

Profili i Chris Martin: Këngëtari që vuan prej pagjumësisë, por që sheh ëndrra të pakëndshme (Video)

Këngëtari i cili me muzikën e tij ka sjell këngët më të bukura alternative. Shpesh solo, por edhe në bashkëpunim, ai është nominuar me çmime Platinum dhe Grammy.

Jeta e tij personale, mendimet mbi muzikën e vërtet, projektet e tij si dhe lidhja që kishte me aktore dhe këngëtare të shumta, padyshim që janë çdoherë pjesë e mediave rozë.


Lideri i grupit Coldplay, Chris Martin u lind më 02 mars të vitit 1977 në Devon të Anglisë. Ai ka ndjekur universitetin në Londër ku është njohur me Will Champion, Guy Berryman dhe Johnny Buckland, më të cilët më vonë do bashkëpunonte për të krijuar bendin e njohur Coldplay. Me Chris Martin si lider i grupit, kitarist dhe pianist i talentuar, debutimi i parë i tyre ishte Parachutes, me të cilin arriti mbi 5 milion kopje të shitura dhe fitoi një çmim Grammy e më pas një tjetër të tillë.

Në moshë të re, ai krijoi bendin e tij të parë, The Rocking Honkies. Në vitin 1996, kjo katërshe e formoi bendin, i njohur atëkohë si Pectoralz, më vonë në Starfish, për të gjetur emrin adekuat Coldplay, i cili u ishte ofruar nga një bend që nuk e donte këtë emër më. Që nga lansimi i albumit të tyre të parë në vitin 2000 – Parachutes, ky bend është njohur ndërkombëtarisht për këngët dhe suksesin që arrinte.

Pas 10 vjet martesë me 2 fëmijë të mitur, Chris Martin dhe Gwyneth Paltrow. Në vitin 2015, aktorja Gwyneth është ndarë nga Martin, ndërsa lajmi është bërë publik nga vetë fituesja e çmimit Oscar që shkroi “Me trishtim të madh kemi vendosur të ndahemi.” Sipas tyre kanë kaluar më shumë se një vit duke u përpjekur të shpëtojnë martesën. Dyshja ishte njoftuar në vitin 2002, gjatë një koncerti të bendit.

Të gjitha lajmet rreth Chris Martinit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Chris Martinit

Organizata PETA, e quajti Chris-in, Mashkullin vegjetarian më seksi në botë në vitin 2005, pasi ishte një vegan për një kohë të gjatë. Megjithatë, pas ndarjes nga bashkëshortja Paltrow, ai sërish filloi të ushqehet me mish. Chris nuk është përdorues i cigares e as i alkoolit.

Martin vuan nga tringëllimat në vesh, të cilën e posedon tash e dhjetë vite, si rezultat i muzikës së lartë të cilën e dëgjon me kufje. Ai gjithashtu vuan nga pagjumësia dhe vazhdimisht sheh ëndrra të pakëndshme ku çdoherë i paraqiten para performancave duke dështuar. Për këtë, ai ka shkuar për një kohë shumë të gjatë në terapi.

Për më tepër detaje, shikojeni profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini.

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori