Holandezët kanë nisur të hedhin votën e tyre në të parat e 3 zgjedhjeve kyçe për Eurozonën këtë vit. Gara dominohet nga dy forca diametralisht të kundërta, partia e qendrës së djathtë e kryeministrit Mark Rutte, si dhe ajo e Geert Wildersit të mbështetur fort te platforma kundër emigrantëve.
Rutte i cilësoi zgjedhjet parlamentare si një mundësi që u jepet votuesve “për të goditur populizmin e gabuar”.
Wildersi, që zotohet ta nxjerrë Holandën nga Bashkimi Europian, të mbyllë xhamitë e të ndalojë Kuranin, thotë se Partia e tij Nacionaliste për Lirinë e ka lënë shenjën e saj në këtë proces zgjedhor.
“Të gjithë po flasin për çështjet që ne i kemi parashtruar këto 5 vitet e fundit. Nuk është fjala aq shumë për pushtetin, por për ndikimin tonë që rritet thuajse dita-ditës. Sigurisht, shpresoj që të jemi një prej partive të mëdha, por edhe nëse kjo nuk ndodh, ne sërish patëm një fushatë të shkëlqyer”, tha Geert Wilders, udhëheqës i “PVV”-së, Partia Nacionaliste për Lirinë.
Franca shkon në votime muajin e ardhshëm, ndërsa Gjermania i mban zgjedhjet e përgjithshme në shtator, përcjell tch.
Analistët mendojnë se një triumf i Wildersit në Holandë mund të paralajmërojë një fitore të Marine Le Penit, e cila gëzon që tani mbështetje të gjerë mes zgjedhësve francezë.
Në Gjermani, një tjetër parti e ekstremit të djathtë, “AfD” pritet të sigurojë për herë të parë vende në Parlament. Por, ndonëse një baticë populiste është vërtet e mundur në zgjedhjet holandeze, edhe një grup partish të tjera mund të dalin mirë, gjë që do ta linte të copëtuar politikën vendase.
Por përsa kohë asnjë forcë politike nuk dëshiron të hyjë në koalicion me Wildersin, mundësitë që ai të bëhet pjesë e qeverisë nuk janë shumë të mëdha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh
Pavarësisht se e shpallën të vdekur dhe deshën ta djegin trupin e tij – i riu nga India që u zgjua megjithatë humbi jetën
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj