Majorët policorë Nenad Simiq, Ivan Aksentijeviq, Sasha Millutinoviq dhe Sreçko Banoviq, të caktuar nga Prishtina në pozitat udhëheqëse të policisë në veri, dhe të cilët është dashur të fillojnë punën e tyre në pozitat e reja që nga dita e hënë, nuk janë paraqitur në punë fare gjatë dy ditëve të kaluara.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se majorët e lartpërmendur janë kërcënuar me jetë gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, nëse fillojnë punën në pozitat në të cilat janë caktuar nga MPB-ja e Kosovës.
“Eprorët në fjalë që është dashur nga dje të fillojnë punën në pozitat udhëheqëse, përkatësisht në sektorët e hetimeve, administratës, forenzikës dhe NJRSH-së në Drejtorinë e policisë së veriut, kanë marrë mesazhe kërcënuese përmes telefonit nga një numër anonim, që dyshohet të jenë dërguar nga pjesëtarë të fuqishëm të nëntokës në veri. Atyre u është thënë se do të likuidohen nëse pranojnë pozitat e reja të caktuara nga Prishtina”, kanë thënë burimet. Mësohet se eprorët në fjalë as sot gjatë kohës kur po raportojmë nuk janë lajmëruar në punë.
KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë gjatë ditës së djeshme me përgjegjësit e policisë në veri për të marr një prononcim në lidhje me çështjen, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Ndërkaq, i kontaktuar përmes telefonit, zëdhënësi i policisë në Drejtorinë e përgjithshme në Prishtinë Baki Kelani, ka konfirmuar se është në dijeni për mos paraqitjen e eprorëve të rinj policorë në punë, por ka sugjeruar që pyetjet t’i dërgohen në adresë zyrtare përmes postës elektronike. Megjithatë, ai nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.
Ndryshe, KosovaPress pati raportuar ditë më parë se udhëheqësit në policinë e Kosovës për rajonin e veriut të cilët nuk kanë pasur gradat përkatëse për punën që kanë kryer, janë zëvendësuar me urdhër të MPB-së së Kosovës me njerëz të kualifikuar, të cilët është dashur të fillojnë punën që nga dita e hënë.
Sipas burimeve të KosovaPress-it, sektorin e hetimeve rajonale me të cilin deri tani ka udhëhequr Millan Ristoviq, do ta marr majori Nenad Simiq.
Me të njëjtën gradë, në pozitën e shefit të administratës rajonale të veriut në policinë e Kosovës, të cilën e ka udhëhequr deri tani Dragan Kovaçeviq, do të jetë majori Ivan Aksentijeviq.
Në vend të Veselit Kadiq, me njësitin e forenzikës do të udhëheqë majori Sasha Millutinoviq, ndërsa shef i ri i NJRSH-së në veri tani e tutje është caktuar Sreçko Banoviq, në vend të Uglesha Jarediq, i cili ka udhëhequr deri tani me këtë njësit. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje