LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Azem Vllasi ishte lojal ndaj politikave të ish Jugosllavisë

Konjufca: Azem Vllasi ishte lojal ndaj politikave të ish Jugosllavisë

Kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka dënuar sulmin ndaj avokatit Azem Vllasi, përderisa ka vlerësuar që politika e Vllasit gjatë periudhës së ish Jugosllavisë ka qenë e dëmshme për shqiptarët.

Politikanët e kësaj kohe Konjufca i dallon në ata që kanë treguar një lojalitet të skajshëm ndaj politikave që kanë qenë hegjemoniste e që kanë ardhur nga Serbia, dhe të tillë që po në të njëjtin sistem kanë mbështetë popullin.

“Azem Vllasi ka qenë figurë politike e rëndësishme që prej viteve 1970-ta, në krye të zhvillimeve politike, kur Kosova po përjetonte shtypje megjithatë edhe vëreheshin disa ndryshime pozitive. Vetë fakti që dikush e ka plagos nuk besoj që kjo na shtyn të jemi të mëshirshëm rreth politikës që ka udhëheq ai ndaj shqiptarëve. Njerëzit e asaj kohe kanë krijuar një rezistencë të mëshiruar për liri dhe republikë, mirëpo iu kanë kundërvu disa njerëz si Azem Vllasi të cilët janë udhëhequr me atë që ngritja në karriere ka qenë më e rëndësishme”, ka thënë Konjufca në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës.


“Unë i dalloj dy tipe të njerëzve në ish Jugosllavi. Njëri lloj ka menduar që në sistem duhet të tregojë lojalitet të skajshëm ndaj politikave që kanë qenë hegjemoniste e që kanë ardhur nga Serbia, në prokurori, sistemin e sigurisë e disa institucione, e në këtë mënyrë të kenë ngritje në karrierë. Mirëpo kemi p.sh edhe Ukshin Hotin. Edhe ai ka qenë pjesë e sistemit, por ka mbajt linjën e kundërt, ka menduar që me e mbështet popullin është më e rëndësishme se sa posti”, ka deklaruar Konjufca.

Deputeti i Vetëvendosjes ka folur edhe për kryeministrin e tanishëm, Isa Mustafa gjatë periudhës pas rënies së Azem Vllasit.

“Kryeministri i tanishëm i përket periudhës pas rënies së Azem Vllasit. Dallimi i Isa Mustafës me Azem Vllasin është që në vitet 1989-90, ky i fundit ishte më pozitiv se sa Mustafa”, ka thënë Konjufca./Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori