LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet në pakon e re fiskale në duar të FMN-së

Ndryshimet në pakon e re fiskale në duar të FMN-së

Masat që Ministria e Financave i parasheh t’ fus në pakon fiskale2.0 , nuk mund të aprovohen në Qeveri pa pëlqimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kjo organizatë e ka pranuar një draft me propozim-ndryshimet që Ministria e Financave ka përgatitur kohë më parë me rekomandime dhe kërkesa nga komunitete të ndryshme të biznesit.

FMN është duke i analizuar propozimet për t’i parë nëse ato kanë implikime buxhetore.


Ministri i Financave Avdullah Hoti, tha se për ndryshimet që parashihen me pakon fiskale 2.0 janë duke pritur vlerësimin e FMN-së.

Jemi duke e diskutuar draftin e masave fiskale me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Presim që brenda disa ditëve të kemi vlerësimin e tyre. Për ato mallra siç e keni parë në disa paraqitje publike që kemi pasur janë pothuajse të balancuara dhe masa që në fakt inkurajojnë zhvillimin ekonomik dhe kompensojnë çfarëdo zvogëlimi të të hyrave të menjëhershme që mund të ketë si rezultat i ofrimit të lehtësirave fiskale”, tha Hoti.

Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i FMN-së për Kosovë Ruud i cili tha se janë duke punuar ngushtë me Qeverinë në analizimin dhe shqyrtimin e pakos fiskale.

“Ashtu siç tha edhe ministri ne kemi pranuar skicën e parë për pakon e dytë fiskale por është shumë herët që të themi diçka për substancën sepse është ende në procesin e vlerësimit të masave të propozuara lidhur me pakon për të cilën jemi duke bashkëpunuar me Qeverinë për vlerësimin dhe rishikimin e saj”, tha Vermeulen.

Ai ka shtuar se është herët të flitet se çfarë vlerësimi do të jap pasi nuk i kanë analizuar draftin me ndryshimet.

Disa prej masave, të cilat tash e sa kohë janë duke u proklamuar nga Ministria e Financave kanë të bëjnë me lista të produkteve që konsiderohen si lëndë e parë që parashihen të lirohen nga tatimi doganor.

Po ashtu me këto masa parashihet heqja e normës së mazutit që përdoret për produktet bujqësore.

Si masë tjetër Qeveria ka paraparë edhe udhëzimin administrativ për pushimet tatimore që derivon nga ligji për të ardhurat në korporata.

Një masë tjetër që Qeveria po planifikon ta ndërmarr që është më shumë reformë administrative është krijimi i listingut të rejtingut të kompanive vendore , prodhuese dhe kompanive të tjera që janë të rregullat në kryerjen e obligimeve ndaj ATK-së dhe Doganave.

Po ashtu si masa që parashihen në pakon fiskale është trajtimi i telefonisë mobile që përmes një udhëzimi administrativ që Ministria parasheh ta nxjerrë, me anë së cilës i detyron dy kompanitë e telefonisë mobile që mos t’i aktivizojnë në fakt aparatet e telefonisë mobile nëse nuk është kryer pagesa , detyrimi doganor për ato pajisje.

Propozim tjetër i Ministirsë është edhe trajtimi i akcizës në pije të gazuara dhe jo të gazuara.

Momentalisht bizneset që operojnë në këtë sektor paguajnë 4.5 centë për litër të pijeve që nuk janë natyrale që janë të gazuara, ndërsa është kërkesë e tyre që të ulet ose të hiqet kjo akcizë./KosovaPress/