LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Për Ushtrinë e Kosovës nuk koordinohemi me Serbinë

Thaçi: Për Ushtrinë e Kosovës nuk koordinohemi me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha të martën se nuk do të koordinohet me Serbinë kur është në pyetje Ushtria e Kosovës.

Thaçi këto komente i bëri në tryezën me temë “Misioni ushtarak për FSK-në: rruga përpara”.

Presidenti duke folur për proceset në vend, tha se Serbia është duke e penguar Kosovën në çdo iniciativë.


“Kërcënim është politika nacionaliste e Serbisë”, tha Thaçi.

Ai tha se Kosova do të ruajë me çdo kusht partneritetin më ndërkombëtarët. “Ky partneritet është ndërtuar mbi parimet dhe vlerat që ndajmë me SHBA-të dhe partnerët evropian”, tha presidenti, raporton Telegrafi.

Sipas tij, transformimi i FSK-së do të jetë proces që do të zhvillohet gradualisht. “Siç jemi koordinuar deri më tani do të vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën gjë”, tha Thaçi, duke shtuar se ekzistenca e shtetit tonë është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta.

Ai tha se NATO dhe partnerët ndërkombëtar duhet ta ndihmojnë Kosovën me këshilla profesionale.

“Projektligji për FSK-në ka unifikuar spektrin politik në Kosovë, prandaj jam i sigurt se të gjithë protagonistët politik do të jenë në nivel të detyrës dhe do të bëjnë me përkushtim punën e tyre.  Në fund ju takon deputetëve që përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve që të marrin vendimin e merituar për transformimin e FSK-së, unë si president jam i bindur që deputetët nuk do ta lënë Kosovën pa ushtri sepse ky është vullnet i popullit”, tha Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori