LAJMI I FUNDIT:

Chelsea mposht Unitedin, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës FA (Video)

Chelsea mposht Unitedin, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës FA (Video)

Chelsea ka fituar ndeshjen çerekfinale të Kupës FA ndaj Manchester Unitedit me rezultat të ngushtë 1-0.

‘Blutë’ e Londrës kanë vazhduar me dominimin e tyre edhe në Kupën FA, dhe jo vetëm në kampionat, pasi kanë fituar në çerekfinale duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinale të kësaj gare.


Duel gjatë pjesës së parë

Pjesa e parë e takimin i takoi vendasve, të cilët rrezikuan disa herë portën me anë të Eden Hazard e Diego Costa, por golin ua mohoi portieri David De Gea me pritjet e tij dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të bardhë.

Kjo pjesë u karakterizua edhe me tensione dhe duele të mëdha, ku u nda edhe një kartonë i kuq në minutën e 35 për mesfushorin spanjoll të Unitedit, Ander Herrera.

Herrera u largua nga loja pas dy kartonëve të verdhë

Pas këtij kartoni të kuq, tensionet u panë edhe te trajnerët Jose Mourinho dhe Antonio Conte, të cilët patën një përplasje verbale mes vete, por gjithçka përfundoi mirë.

Megjithatë, gjithçka përfundoi si është më së miri!

Në pjesën e dytë, ‘Blutë’ filluan menjëherë me sulme duke shfrytëzuar epërsinë numerike dhe shpejt gjetën golin e epërsisë.

Ishte francezi, N’Golo Kante, i cili shënoi një supergol në minutën e 51 nga një distancë rreth 25 metra, duke kaluar skuadrën në epërsi prej 1-0 pas asistimit të Willianit.

Kante duke festuar golin e fitores së bashku me Azpilicuetan

Në minutën e 59 United patën mundësinë më të mirë për të barazuar rezultatin, por Marcus Rashford u tregua i pasaktë përball portierin Thiabut Courtouis.

Deri në fund të takimit, pati edhe disa raste tjera nga të dy skuadrat, por portat mbetet të pandryshuara dhe në fund ‘Blutë’ iu gëzuan fitores 1-0, e cila i dërgon në gjysmëfinale të Kupës FA. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5eppc8_n-golo-kante-goal-hd-chelsea-1-0-manchester-united-13-03-2017_sport