LAJMI I FUNDIT:

Egjipt, prokurori urdhëron lirimin e ish presidentit Hosni Mubarak

Egjipt, prokurori urdhëron lirimin e ish presidentit Hosni Mubarak

Agjencia shtetërore e lajmeve në Egjipt raporton se një prokuror në Kajro ka urdhëruar lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit Hosni Mubarak, duke i dhënë fund procedurave ligjore që kanë zgjatur pothuajse gjashtë vjet ndaj udhëheqësit autokrat.

Raportohet se prokurori Ibrahim Saleh, ka urdhëruar lirimin e Mubarakut sot, pasi ka pranuar një peticion nga avokatët mbrojtës për lirim, bazuar në periudhën që tashmë ai ka qëndruar në burg, raporton AP.

Mubarak, 88 vjeçar, më 2 mar u shpall i pafajshëm nga gjykata e lartë e apelit, për akuzat se ai kishte urdhëruar vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes së vitit 2011, që i dhanë fund sundimit të tij 29-vjeçar.


Peticioni argumentonte se Mubarak ka mbajtur dënimin prej tre vjetësh burgim për keqpërdorim të fondeve shtetërore, derisa ka qenë në paraburgim për rastin gjyqësor për protestat e vitit 2011.

Mubarak, që prej arrestimit të tij më 2011, ka kaluar pothuajse gjashtë vjetët e fundit në spital.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Azia
Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori

Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori

Amerika
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Trump thotë se beson se SHBA do të 'marrë Grenlandën'

Trump thotë se beson se SHBA do të 'marrë Grenlandën'

Amerika
Trump thotë se mund të shqyrtojë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë

Trump thotë se mund të shqyrtojë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë

Amerika
Kalo në kategori