LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo bëhet problem shtetëror në Portugali

Cristiano Ronaldo bëhet problem shtetëror në Portugali

Qeverisja regjionale në ishujt Madeira të Portugalisë është duke pasur probleme në riemërimin e Aeroportit Funchal me emrin “Cristiano Ronaldo”.

Autoritet lokale kanë dashur që ta emërojnë aeroportin sipas superyllit të Real Madridit, pa u konsultuar me qytetarët. Mirëpo, kjo është shndërruar në skandal.

Aeroporti Funchal

Ankesat kanë arritur deri në Kuvendin e Republikës duke e detyruar qeverinë që të kërkojë raporte legale rreth kësaj çështjeje.


Cristiano Ronaldo do të bëhet sërish baba, po pret binjakë
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo do të bëhet sërish baba, po pret binjakë

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Madeiras janë ngritur ndaj “gjithpranisë” së Cristiano Ronaldos në jetën e tyre publike.

Tashmë ata kanë një statujë bronzi të gjatë tri metra të futbollistit më të mirë portugez.

Statuja e Ronaldos

Qeverisja rajonale e Madeiras ka dashur që ta shfrytëzojë pauzën e ardhshme për ndeshjet ndërkombëtare, në mënyrë që Ronaldo të ishte i pranishëm në riemërimin e aeroportit. Mirëpo, tash për tash planet janë pezulluar. /Telegrafi/