LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca gjyqësore për lëndën ”Fortesa 2” (Video)

Shtyhet seanca gjyqësore për lëndën ”Fortesa 2” (Video)

Seanca gjyqësore për lëndën ”Fortesa 2” është shtyrë për më 5 maj, pasi që gjykatësja Lidija Petrovska është në pushim mjekësor, ndërkaq në gjykatë nuk erdhën asnjë nga të akuzuarit, me arsyetimin se javën e kaluar kanë filluar të shqyrtojnë dëshmitë, si edhe kanë patur të dhëna se gjykatësja është në pushim mjekësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurorja Speciale Lençe Ristoska tha se DSK-ja ka refuzuar dëshmitë e tyre, dhe për deklasifikimin e tyre të njëjtat janë dërguar në MPB, ku pjesa më e madhe tashmë janë deklasifikuar.

Përndryshe, ”Fortesa 2” ka të bëjë me shkatërrimin e dokumentacionit që lidhet me pajisjet e përgjimit, ku janë akuzuar shtatë persona. I akuzuari kryesor është Goran Grujoski, shef i drejtorisë së pestë të DSK-së.


Të gjithë akuzohen për shkatërrimin e 2.047 shkresave zyrtare. Grujoski akuzohet për falsifikim të dokumenteve zyrtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori