LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i NATO-s me vendim unanim për ushtrinë

Këshilli i NATO-s me vendim unanim për ushtrinë

Një zyrtar i lartë i NATO-s i ka deklaruar gazetës “Zëri” se propozimet e fundit për ushtrinë janë të padobishme dhe, sipas tyre, i mbetet Këshillit të Aleancës Veriatlantike që të marrë një vendim unanim politik rreth mënyrës së bashkëpunimit të mëtutjeshëm me FSK-në

Ndërrimi i misionit të FSK-së pa ndryshimet e nevojshme kushtetuese nuk do t’i kontribuojë paqes dhe situatës së sigurisë në rajon, e cila ka shënuar progres viteve të fundit përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Kështu ka thënë një zyrtar i lartë i NATO-s për gazetën “Zëri”, duke folur rreth propozimit të presidentit Thaçi që FSK-ja të shndërrohet në ushtri pa ndërruar Kushtetutën.


Sipas po këtij zyrtari, NATO-ja është e interesuar që ta vazhdojë bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj FSK-së, mirëpo nëse propozimi i presidentit Thaçi do të vazhdojë përpara, atëherë ata do ta rishikojnë nivelin e përkushtimit të tyre.

E në Kosovë ish-ushtarakët, tani deputetë në Kuvendin e Kosovës, vlerësojnë se për të mirën e Republikës çdo hap në drejtim të transformimit të FSK-së të jetë në bashkëveprim me partnerët strategjikë.

Ndërkohë, presidenti Thaçi, si nismëtar i këtij procesi, nuk ka lëshuar pe nga iniciativa e tij. Ai dje ka falënderuar të gjitha komunitetet e tjera joserbe për përkrahjen rreth Ligjit për FSK-në. “Deputetët dhe përfaqësuesit të komunitetit turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian dhe malazez, të gjithë mbështetin Ligjin për FSK-në. Faleminderit!”, ka shkruar presidenti Thaçi në “Twitter”. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori