LAJMI I FUNDIT:

Ndërrohen shefat e Policisë së Kosovës në veri

Ndërrohen shefat e Policisë së Kosovës në veri

Udhëheqësit në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut të cilët nuk kanë pasur gradat përkatëse për punën që kanë kryer, tanimë do të zëvendësohen me njerëz të kualifikuar.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se në pozitat e udhëheqësve të hetimeve rajonale, administratës dhe forenzikës, që nga sot do të udhëheqin njerëz të rinj.

Sipas këtyre burimeve, këto pozita me të cilat kanë udhëhequr njerëz pa grada përkatëse, do të zëvendësohen me ish-pjesëtarë të MUP-it serb, tani të integruar në institucionet e Kosovës, të cilët kanë gradën e majorit.


“Sektorin e hetimeve  rajonale me të cilin deri tani ka udhëhequr Millan Ristoviq, do ta marr majori Nenad Simiq. Me të njëjtën gradë, në pozitën e shefit të administratës rajonale të veriut në policinë e Kosovës, të cilën e ka udhëhequr deri tani Dragan Kovaçeviq, do të vjen majori Ivan Aksentijeviq, ndërsa në vend të Veselin Kadiq, me njësitin e forenzikës tani do të udhëheqë Sasha Millutinoviq, i cili posedon po ashtu gradën e majorit”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se këto ndryshime janë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

Mësohet se për shkak të këtyre ndryshimeve, pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rajonit të veriut do të protestojnë sot nga ora 7:15 para stacionit të policisë bë veri të Mitrovicës

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori