Real Madridi e pret në shtëpi Betisin në një duel që duhet patjetër të fitohet nga Los Blancos.
Vendi: Santiago Bernabeu
Koha: 12 mars (e dielë), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Real Madrid
Gareth Bale po vuan nga një suspendim prej dy ndeshjeve që e sheh Lucas Vazquezin të vazhdojë në krahun e djathtë.
Pepe është deklaruar i gatshëm pasi punoi ndaras nga grupi në stërvitje, por Nacho mund të luaj për veteranin.
Cristiano Ronaldo do të jetë i gatshëm për aksion, teksa Karim Benzema pritet të startojë i vetmuar në sulm me Moratan i cili kthehet nga suspendimi.
Betis
Jonas Martin është i vetmi lojtar që s’është i gatshëm për Victor Sanchez, me mesfushorin qëndror që pritet të jetë jashtë fushave deri në prill.
Pesëshja e mbrojtjes mbetet e qëndrueshme ehde pse Rafa Navarro preferohet para Cristiano Piccinit në krahun e djathtë.
A e dini se?
Real Madridi ka fituar 30 nga 37 ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga.
Real Madridi ka fituar 6 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Betisit në krejt garat.
Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në 9 ndeshjet e fundit në La Liga.
Janë shënuar së paku tri gola në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në La Liga.
Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në 6 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Betisit në të gjitha garat.
Analiza
Real Madridi ka barazuar ndeshjen e fundit në shtëpi në La Liga ndaj Las Palmas, ku nxorri pikët vetëm pas një rikthimi spektakolar.
Vetëbesimi është i madh për skuadrën e Zidanes, pasi që Reali vjen nga një fitore e madhe prej 3-1 ndaj Napolit e realizuar në Ligën e Kampionëve në mesjavë.
Betisi ka fituar vetëm një ndeshje në udhëtim nën drejtimin e Victor Sanchez, fitore e cila erdhi ndaj Malagas që po vuan nga forma e dobët.
Parashikimi: Real Madrid 4-1 Betis
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'