LAJMI I FUNDIT:

Microsoft Surface Phone vjen pas dy viteve?

Microsoft Surface Phone vjen pas dy viteve?

Surface Phone është padyshim njëri nga prodhimet më të pritura të Microsoft-it, kryesisht për shkak të faktit se të gjithë në bashkësinë e Windows Phone presin që ai do të kthejë interesimin për platformën.

Edhe pse kemi munduar që të dëgjojmë se është pak e besueshme që Surface Phone do të publikohet këtë vit, të shtunën kanë rrjedhë disa informacione të reja, para se gjithash rreth datës së publikimit.


Nëse iu besohet raporteve më të reja, Surface Phone do të publikohet kah fundi i vitit të ardhshëm, ose madje në vitin 2019, pasi që Microsoft-it i nevojitet ende kohë për të përfunduar punën.

Ndryshe, fillimisht Surface Phone ishte paraparë për vitin e kaluar, por data u zhvendos për vitin 2017. Tash jemi në vitin 2017. Dhe në tavolinë më shumë si datë e publikimit nuk përmendet as fundi i këtij viti, por eventualisht fundi i vitit të ardhshëm, transmeton KosovaPress.

Në vend të kësaj, Microsoft planifikon një pajisje “të zakonshme” Windows 10 Mobile, e cila nuk do të përdorte qasjen në “Windows 10 në ARM”, por do të bazohej kryesisht në aplikacionet në Windows Store. Data e mundshme e publikimit në vitin 2019 megjithatë do të thotë se telefoni do të vijë tepër vonë, pasi që atëherë interesimi për një pajisje të tillë do të mund të dobësohej.