Kanë kaluar dhjetë vite që kur Tetova ishte ngulfatur nga mbeturinat, pasi që të njejtat ishin grumbulluar afër stacionit hekurudhor në Tetovë. Pothuajse që atëherë e këndej problemi me mbeturinat e përkohëshme shfaqet kohë pas kohe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë drejtim janë edhe shqetësimet e shoqatave joqeveritare të cilët kërkojnë që ky problem të zgjidhjet urgjentisht.
Kësisoji, nën organizim të Shoqatës Ekologjike “Eco Guerilla “në bashkëpunim me parlamentin studentor të Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë është organizuar panel diskutimi ku nga ekspertë të mjedisit jetësor është diskutuar çështja e mbeturinave dhe deponive pa standard në Tetovë, si dhe si mund të gjendet një zgjidhje më efikase dhe afatgjate për problemin problemin e deponive në rajonine Pollogut dhe më gjërë.
Vesel Qazimi nga shoqata Ekologjike “Eco Guerilla” deklaroi se kjo shoqatë në vazhdimësi kanë kërkuar nga komuna e Tetovës zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, duke ofruar edhe propozime dhe sygjerime për një zgjidhje afatgjate.
“Deponitë në Pollog janë pa standarde, të njejtat janë pjesë e ndotjes prandaj edhe kemi marrë aktivitete për të gjetur zgjidhje rreth problemit me mbeturinat. Mbeturinat vazhdojnë të jenë të hyrje të Tetovës, nuk është punuar aspak në këtë drejtim dhe të njejtat duhet urgjentisht të largohen, kurse më pas autoritetet duhet të mendojnë dhe zgjidhje tjera për përpunimin e të njejtave sepse në shtetet tjera mbeturinat reciklohen dhe nga ato kanë përfitime, kurse tek jo që nuk përpunohen por edhe e ndotin ajrin. Pas kësja ne do të vazhdojmë me aktivitete për problemet tjera siç janë mungesa e transportit urban, problemi I ngrohjes së qytetarëve, pais që qytetarëët nuk kanë alternative tjera për të shfrytëzuar dhe ngrohen me drunj”, tha Qazimi.
Në ndërkohe drejtori i ndërmarrjes publike komunale Xhelal Ceka pjesëmarrës në këtë debat tha se nga java e ardhshme do të filloj të ndërtohet faza e parë e stacionit për riciklimin e mbeturinave në Tetovë pasiqë tanimë projekti është tenderuar, kjo sipas tij nënkupton një zgjidhje afatgjate të problemit të mbeturinave në Tetovë, si dhe zvogëlim të shpenzimeve të ndërmarrjes publike komunale Tetova-Tetovë për transportimin e mbeturinave në deponitë “Rusino” dhe Drislla në Shkup.
“Problem në vete ishte bllokada për dërgimin e mbeturinave në Rusino, ndërsa ne paralelisht kemi punuar në dy zgjidhje të kësaj problematike, njëra është zgjidhje afatshkurte dhe tjetra është afatgjate. Tashmë kanë përfunduar të gjitha proceset e tenderimit, është shpall firma fituese dhe javën tjetër do të fillohet me ndërtimin e të ashtuquajturës Halla e mbeturinave, ku me rebalanisn e buxhetin për këtë u ndanë 30 milion denarë, dhe kjo si fazë e parë do të zgjasë diku rreth tre muaj, ndërsa faza e dytë do të jetë sjellja e makinerisë të cilët do të reciklojnë mbeturinat”, tha Ceka.
Nga kjo ndërmarrje nënvizojnë se me ndërtimin e stacionit për reciklim do të ketë efekte pozitive për vet ndërmarrjen.
“Me këtë do të kemi edhe beneficone si ndërmarrje, pasi që do zvogëlohen të dhënat për transport, pasi që edhe ndërmarrja vite me radhë përballet me këtë problem, ndërsa poashtu fitim do të ketë edhe ndërmarrja nga reciklimi i mbeturinave. Kjo do të sjellë më shumë të hyra pas një kohe të gjatë për ndërmarrjen. Poashtu në këtë drejtim si zgjidhje afatshkurte është vendosja e kontajnierëve ku do të grumbullohen mbeturinat dhe të njejtat të mos dërgohen në Stacionin për Ngarkim Shkarkim në Tetovë”, deklaroi Ceka.
Sipas TV Koha, në këtë panel diskutim u theksua se edhe rajonet tjera në Maqedoni kanë probleme të njejta me deponitë e egra dhe zgjidhja shihet tek ndërtimi i deponive të mëdha rajonale ndërsa krahas kësaj të njejtat do të mund edhe të shfytëzoheshin edhe për qëllime të tjera.
Ndryshe, në rajonin e Pollogut vite më parë dështoi tenderi për ndërtimin e deponisë rajonale që shihej si zgjidhje për të gjitha komunat në këtë rajon. Që atëherë e këndej akoma nuk ka asnjë iniciativë konkrete për ndërtimin e deponisë rajonale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite