LAJMI I FUNDIT:

Gruevski futet në listën e re të të dyshuarve të lëndës ”Titanik” të PSP-së

Gruevski futet në listën e re të të dyshuarve të lëndës ”Titanik” të PSP-së

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, është futur në listën e të dyshuarve të rinj të lëndës ”Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Atij tashmë i ka shkuar ftesa nga PSP-ja për t’u marrë në pyetje. Sipas burimeve të Tv Telma, persona tjerë të kësaj partie që janë thirrë në intervistë janë ish-ministri Mile Janakieski dhe deputeti Ilija Dimovski.

Përndryshe, në daljen e fundit të PSP-së para mediave u tha se për lëndën ”Titanik” hetimet janë zgjeruar me 17 persona tjerë./Telegraf