Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka vizituar Komunën e Junikut, ku u prit nga kryetari i Komunës, Agron Kuçi.
Sipas një njoftimi, gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kelmendi është njoftuar nga kryetari Kuçi me punën që po bënë Komuna e Junikut në përmirësimin e mirëqenies së jetës së qytetarëve të Komunës, në veçanti me nevojat dhe kërkesat që kanë prodhuesit vendor.
“Do ta kemi një bujqësi më të mirë sesa që e kemi sot dhe besoj se do të arrijmë të kalojmë nga sistemi i dhënies se granteve në sistemin e subvencionimit të kamatave sepse po del se më mirë është që të subvencionojmë kamatën për ata fermerë që janë në gjendje të ballafaqohen me tregun. Çështja e granteve ka qenë në kohën kur ka qenë e domosdoshme mirëmbajtja sociale e njerëzve që nuk kanë pasur njohuri të mjaftueshme për treg”, ka thënë zëvendëskryeministri Kelmendi.
Më tej zëvendëskryeministri Kelmendi ka thënë se po punohet në pakon fiskale 2 e cila është e mirëseardhur për prodhuesit vendor.
Sipas njoftimit, kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi e ka njoftuar zëvendëskryeministrin me sfidat me të cilat përballet komuna në zhvillimin ekonomik.
Ai ka thënë se objektiv strategjik i komunës është zhvillimi i bujqësisë, turizmit dhe ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa