LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria promovojnë bashkërisht turizmin dhe bashkëpunimin ekonomik

Kosova dhe Shqipëria promovojnë bashkërisht turizmin dhe bashkëpunimin ekonomik

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Shqipërisë si dhe Bashkia e Sarandës, organizojnë aktivitetin e përbashkët për promovimin e tregtisë, turizmit dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Në kuadër të këtij aktiviteti organizohet promovimi i produkteve nga Kosova si dhe organizimi i takimeve B2B ndërmjet bizneseve nga Kosova dhe Shqipëria.

Ky aktivitet i përbashkët për promovimin e tregtisë, turizmit dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve do të mbahet më 10-11 Mars 2017 në Sarandë dhe është pjesë e agjendës së përbashkët të të dy qeverive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.


Delegacioni nga Kosova udhëhiqet nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ndërsa delegacioni nga Shqipëria udhëhiqet nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 24 biznese nga Kosova dhe 36 nga Shqipëria, ka njoftuar Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Ekonomi
Përmbyllet edicioni i 4-t i “Talent Pool”, programi që zhvillon drejtuesit e ardhshëm të Grupit BALFIN

Përmbyllet edicioni i 4-t i “Talent Pool”, programi që zhvillon drejtuesit e ardhshëm të Grupit BALFIN

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Shëtit krejt Evropën me çmime të volitshme dhe ofertat nga Eurokoha!

Shëtit krejt Evropën me çmime të volitshme dhe ofertat nga Eurokoha!

Ekonomi
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Ekonomi
Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë

Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë

Ekonomi
Kalo në kategori