LAJMI I FUNDIT:

Prishtina e Peja, kampione për vizitueshmëri të hoteleve

Prishtina e Peja, kampione për vizitueshmëri të hoteleve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2016, ku pjesë e anketës janë 121 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Gjakovës, etj.

Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 10.11%.


“Në këtë tremujor, numri i vizitorëve ishte 26 486, prej tyre: 29.61% janë vizitorë vendorë dhe 70.39% janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve ishte 41 303, ku prej tyre: 26.09% e bujtjeve janë nga vendorët dhe 73.91% janë të huajt”, njofton publikimi i ASK-së, shkruan Telegrafi.com.

Numrin më të madh të vizitorëve, sipas ASK-së e ka rajoni i Prishtinës me 17 013 vizitorë dhe 25 543 netëqëndrime.

“Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë dhe Pejë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga: Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj.” /Telegrafi/