LAJMI I FUNDIT:

Vlora Çitaku takohet me Ivanka Trump (Foto)

Vlora Çitaku takohet me Ivanka Trump (Foto)

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ka takuar sot vajzën e Donald Trump, Ivankan.

Çitaku është befasuar nga takimi me bionden e bukur pasi që sipas saj Ivanka dinte shumë për Kosovën.


“Kënaqësi për takimin e sotëm me Ivanka Trump. Ishte impresionuese të dëgjoja vajzën e parë të presidentit të SHBA-ve për atë që ajo dinte për Kosovën”, shkruan Vlora pas takimit me Ivankan.

Ndryshimet e Ivanka Trump ndër vite (Foto)
Lexo po ashtu Ndryshimet e Ivanka Trump ndër vite (Foto)

Vlora Çitaku së fundmi rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke mbrojtur edhe një herë Republikën e Kosovës, shkruan Telegrafi.

Vlora pas takimit me Ivanka Trump

Aktivitetet e saj tjera janë zakonisht më relaksuese dhe këtu u përfshi edhe takimi me Ivankan.

Ivanka Trump

Vajza e Donald Trump në anën tjetër më shpesh e sheh veten si pjesë të mediave rozë për shkak të paraqitjeve të saj glamuroze dhe gjesteve kontraverse që i bën kohë pas kohe. /Telegrafi/