LAJMI I FUNDIT:

Rugova: S’mund të bëjmë ushtri pa Amerikën

Rugova: S’mund të bëjmë ushtri pa Amerikën

Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova ka thënë se LDK nuk e mbështet formimin e ushtrisë pa përkrahjen e SHBA-ve dhe të NATO-s.

Qëndrimi i zyrtarit të LDK-së vjen pas reagimit të Ambasadës së SHBA-së dhe NATO-s të cilat kanë dalë kundër hapave të njëanshëm të Kosovës.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë për Indeksonline se nuk mund të bëhet ushtria pa Amerikën.


“Ushtri pa Amerikën dhe BE-në nuk mundemi me bo. Ushtria nuk formohet pa përkrahjen e këtyre. Ushtrinë nuk mund ta bëjnë as PDK e as LDK, por atë e bëjnë institucionet e Kosovës në bashkëpunim me Amerikën dhe vendet e BE-së”, ka thënë Rugova.

Tutje, Rugova thotë se LDK e pati bërë ushtrinë në fillim të viteve 90.

“Unë nuk dua ta fus fitilin brenda shtëpisë tonë, mirëpo ushtri Kosova nuk mund të bëjë pa LDK-në, pa Amerikën dhe BE-në.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit e ka proceduar sot në Qeveri projektligjin për FSK-në.

Pas këtij veprimi ka reaguar menjëherë ambasada e SHBA-vë në Prishtinë, e cila ka thënë se transformimin e FSK-së në ushtri e mbështete vetëm nëse bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Qëndrim të ngjashëm ka dhënë edhe Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori